Vinte baste sportive në lokalin e tij, arrestohet një 42-vjeçar nga Kurbini

25/04/2023 14:23

Një 42-vjeçar nga Kurbini është vënë në pranga pasi kishte vënë një lokal në dispozicion të vënies së basteve sportive.

Gjatë kontrollit në lokalin që posedonte 42-vjeçari, u gjetën aktive, faqe online për vënien e basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, celularë dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA