Kanë përjetuar momente paniku banorët e komunës Fara Vicentino në provincën e Vicenzës në Itali, ku një emigrant maroken mbeti i vrarë pas një përplasjeje të armatosur me karabinierët.
Emigranti kishte vjedhur pistoletën e një polici dhe kishte hapur zjarr ndaj një efektivi tjetër duke e plagosur rëndë.
Forcat e rendit kishin ndërhyrë pas sinjalizimeve nga kalimtarët se një burrë në rrugë po thërriste me të madhe: ‘Allahu Akhbar’, siç ka ndodhur në disa raste në Europë përpara atentateve vdekjeprurëse.
Një ekip forcash policore e ushtarake ka ndërhyrë me qëllimin të mobilizonte marokenin, por në momentet e përplasjes ai ka arritur të rrëmbejë një armë e të nisë të qëllojë pa dallim.
Efektivët iu përgjigjën zjarrit duke e lënë të vdekur në vend.
Polici 41 vjeçar Alex Frusti, i goditur nga dy plumba, njëri nga të cilët në gjoks, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike.
Kryetarja e bashkisë, Maria Teresa Sperotto, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku zbardhte dinamikën e ngjarjes, shprehu keqardhjen e saj të thellë për incidentin, për faktin që një agjent i forcave të rendit mbeti i plagosur aty, por edhe për vetë marokenin që humbi jetën.
Top Channel