Princi William mori shumën gjigante nga grupi mediatik për të mbyllur çështjen e përgjimeve (fotot)

25/04/2023 18:13

Marrëveshja është zbuluar së fundmi në dokumentet gjyqësore të vëllait të subjektit Prince Harry, kundër kompanisë mediatike News Group e miliarderit Rupert Murdoch

Princi britanik William ka mbyllur një çështje përgjimesh ndaj kompanisë britanike mediatike të Rupert Murdoch me një “shumë të madhe parash”, qe u dhane si pjesë e akordit sekret, thonë në dokumentet gjyqësore avokatët e vëllait të tij Princ Harry.

Duka i Sussex, biri më i ri i mbretit britanik Charles, është duke paditur grupin e Murdoch, News Group në gjykatën e Londrës për disa shkelje të privatësisë nga gazetat dhe rrjetet e tij si  The Sun, dhe më parë me News of the World, prej mesit të viteve 1990 deri në 2016.

Grupi mediatik në fjalë ka paguar dhe më parë miliona për të mbyllur qindra padi përgjimesh telefonike, ndërsa tani po përpiqet të mbrohet nga akuzat e Prince Harry dhe aktorit britanik Hugh Grant.

Në dokumentet e avokatit David Sherborne, thuhet Princ Harry i tha asokohe mbretëreshës Elizabeth II se do të “diskutonte vetë dhe autorizonte marrëveshjen”.

“U pranua se përvec pagesës, rrjeti do të pranonte shkeljen dhe do të kërkonte ndjesë publike dhe kjo do të mbyllte çështjen”, shton avokati mbretëror.

Në dokumente shtohet se Harry dhe familja mbretërore nuk dëshironin një përsëritje të lajmeve për ta në gazeta.

“Kjo do të thoshte se një anëtar i familjes mbretërore duhet të shkonte në gjyq dhe të tregonte detajet e bisedave private apo sensitive që ishin përgjuar nga gazetari i rrjetit News of the World, Clive Goodman”, shton avokati.

Pretendimet se kompania e Murdoch arriti marrëveshjen e shpërblimit me Prince William përfshiheshin në padinë e Harry, por pa dhënë më shumë detaje për natyrën e përgjimeve.

FOTO GALERI
1/3
Kompania mediatike News Group e miliarderit Rupert Murdoch ka paguar Princ William

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA