
Një 41 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.
B. D., banues në Kosovë, u kap në flagrancë gjatë operacionit të Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, ndërsa kishte në makinë gjashtë emigrantë që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.
Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
“Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 5”, i zhvilluar nga Policia Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Transportonte me një automjet, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 5”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi B. D., 41 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me automjet e tij, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve'”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel