Lazarati pas hashashit! Banorët i janë rikthyer bujqësisë, punimeve artizanale dhe turizmit

25/04/2023 20:02

Në Lazarat ku të rinjtë janë larguar masivisht në emigracion përgjatë pesë viteve të fundit tani jetojnë vetëm të moshuar që po përpiqen të ringrenë ekonominë e rrënuar prej situatës së kanabisit dhe viteve të vështira që pasuan shkatërrimin e parcelave që mbushnin fshatin.

Një pjesë e banorëve  i janë rikthyer mbledhjes së bimëve medicinale për shitje të tjerë bujqësisë e blegtorisë ndërsa fshati po përpiqet të evidentojë edhe vlerat e traditës në funksion të turizmit.

Lumturi Malaj është qëndistare e mijëra veshjeve përgjatë gjysmë shekullit të fundit. Ajo ka risjelljë shumë motive të harruara dhe elementë tipikë të veshjes së Lazaratit dhe disa zonave të Labërisë.

Lumturia tregon se dikur veshja tipike me çitjane e grave të Lazaratit u godit prej diktaturës e bashkë me të edhe elementë të rrallë të dekorit të kokës dhe gjoksit. Lazarati sipas saj edhe nën diktaturë u përpoq që në mënyrë të fshehtë të ruajë identitetin.

Në fshat ka më pak dasma e gëzime dhe numri i porosive ka rënë por Lumturia tregon se emigrantët por edhe të huajt preferojnë ti marrin me qira kostumet.

Lazarati me disa mijëra  banorë rezidentë u tkurr me shpejtësi përgjatë viteve të fundit.

Zona me një potencial të lartë turistik edhe për shkak të mitizimit ndërkombëtar prej kanabisit është ende në fillimet e zhvillimeve për tu shitur si një destinacion i vogël turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA