Modelja e njohur braziliane Andressa Urach ka akuzuar më parë se kisha e kontestuar ‘Universale Mbretëria e Zotit’ e kishte rrëmbyer dhe indoktrinuar me mësimet e saj, duke e bindur të bënte donacione për ta prej më shumë se $300,000.
Por ish Miss Bumbum ka humbur tashmë padinë teksa gjykata nuk pranoi akuzat e Kisha Universale e Zotit i kishte bërë lavazh truri dhe manipulim, duke refuzuar kërkesën e saj për të kthyer mbrapsht 2 milionë real brazilianë ($300 000) që ajo pretendon se ka bërë donacione.
Urach thotë në padinë e vitit 2020 se ishte “gënjyer me premtime të zgjidhjes shpirtërore” duke bërë donacionet e saj, çka sipas saj ka çuar në “humbje të pafrenuar të aseteve financiare”.
Modelja erotike ka kërkuar kthimin e donacioneve të saj në pagesa mujore, sipas rrjetit vendas UOL News.
Por gjykatësi vendosi kundër kërkesës së Urach duke kërkuar që ajo të paguajë edhe rreth $3000 për kostot ligjore.
Modelja tashmë argumenton se nuk mund të paguajë kostot e reja të gjykatës.
Në vendim thuhej: “Është një fakt i njohur se Andressa është një person publik, shkrimtare modele e prezantuese, me një kanal me shumë ndjekës në YouTube, ku prezanton një stil ekstravagant jetese.”
Urach ka rreth 3milioë ndjekës në Instagram ndërsa shitjet e produkteve të saj të bukurisë në rrjet arrijnë në rreth $7000.
Ndërkohë kisha dhe pastorët e saj mohojnë se “kanë manipuluar” Urach për të bërë donacione.
“Është e qartë se ajo ishte e ndërgjegjshme dhe mund të ndalonte pjesëmarrjen në aktivitete”, shkruanin ata, duke shtuar se ishin përpjekur t’i sillnin “paqe e qetësi” gjatë pesë viteve të pjesëmarrjes së saj.
Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në qershor.
Top Channel