Dy hajdutë nga Tirana kapen në flagrancë duke vjedhur në Shijak.
Dy të arrestuarit dyshohen dhe për disa vjedhje në fabrikat e Durrësit. Ergys Barollari 23 dhe Ilir Sherifi 43 vjecc, banues në Tiranë, dyshohen si autorë të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme. Ata u kapën në flagrancë nga policia e Shijakut dhe si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale.
Sipas policisë, të arrestuarit u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga policia e Tiranës, më 12 prill, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel