Kriza për punonjës ka bërë bashkë sipërmarrësit në panairin e punës treditor në Pallatin e Kongreseve, që përfundon të mërkurën e 26 prillit.
Bizneset janë të etura për të gjetur punonjës, ndaj pjesëmarrja e tyre në panairin e punës të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, është e lartë.
Mirëpo interesi i të papunëve nuk është në përputhje me kërkesën e punëdhënësve.
Instituti i statistikave nxjerr në pah se niveli i papunësisë është 11%, si dhe vetë ky institucion është në kërkim të 7400 punonjës për të kryer censusin e popullsisë për dy muaj. Teksa, më shumë se 1200 vende të lira pune janë në panair nga 35 kompani, nga të cilat 15 janë të huaja .
“Kërkojmë mbi 1000 punonjës dhe po vuajmë për ti gjetur. Vërtet duhet të rriten rrogat, por duhet të shoqërohet me rritjen e produktivitetit”, tha qytetari.
Ndërkohë edhe gjimnazistët kanë kthyer sytë nga tregu i punës, e kanë krijuar pritshmëritë për të ardhmen e tyre.
“Unë dua të kem një pagesë 5 milionë lek, se po studio për elektronikë edhe ka goxha kërkesë. E nuk dua të punoj te tjetri por të krijoj biznes timin”, tha i riu.
Top Channel