U bë viral momenti kur i dha dorën Luizit pasi hyri në Big Brother, Elvis Pupa mohon…

24/04/2023 09:37

I ftuar në “Wake Up” ka qenë Elvis Pupa, ish-banori i Big Brother i cili ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Luizin. I pyetur për mënyrën se si ia dha dorën Luizit, kur hyri për herë të parë në shtëpi, Elvisi u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim që t’i tregonte atij se e mbështet.

Gjithashtu ai tha se mënyra se si i takon njerëzit, është sipas tipit dhe karakterit që ka një person, për shembull ndryshe mund të takohet një femër dhe ndryshe një mashkull.

Pavarësisht se është diskutuar gjatë mënyra se si ia ka dhënë dorën Luziti, Elvisi e mohon që të pasur një arsye, siç është marrë nga publiku.

Aktori tregon se faktor Luizin në atë shtëpi, e kanë bërë vetë banorët. Në fillim Luizi u ndje i pa shpresë për të fituar, por me kalimin e kohës për shkak të dinamikave dhe lojës që ai bëri, apo dhe banorët që i kishte kundër, ai u bë faktor.

Ndër të tjera, Elvisi tregoi do ketë një bashkëpunim me Lorenc Hasramës dhe se ka një respekt të madh ndaj këngëtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA