Titulli i nëntë si profesionist, Alcaraz: Nuk jam nxënësi i askujt, do krijoj historinë time

24/04/2023 11:04

Numri dy i botës në tenisin e meshkujve, Carlos Alacaraz koleksionoi titullin numër nëntë në karrierën e tij si profesionist teksa mposhti në finalen e turneut të Barcelonës, grekun Stefanos Tsitsipas.

Spanjolli nuk e vendosi në diskutim suksesin dhe sfidën e cila zgjati një orë e 20 minuta, e mbylli në dy sete me shifrat 6-3, 6-4. 20-vjeçari nuk e fshehu lumturinë pas triumfit në Barcelonë ndërsa theksoi edhe njëherë se nuk i pëlqejnë krahasimet me Rafael Nadal, edhe pse ky i fundit është idhulli i tij.

“Unë nuk dua të jem nxënësi i askujt. Kam dashur që gjithnjë të luaj kundër më të mirëve dhe më vjen keq që Rafa nuk ishte në këtë turne, shpresoj të rikthehet dhe të vazhdoj të luaj për shumë kohë. Por, e përsëris se nuk dua të jem nxënësi i askujt dhe dua vetëm të krijoj historinë time në këtë sport.

Sa i përket ndeshjes me Tsitsipas, ajo nuk ishte e lehtë. Por, finalet nuk luhen, ato fitohen dhe unë mendojn gjithnjë që kundërshtarit t’i imponoj ritmin tim. Në finale tregohet se kush është lojtar i mirë dhe unë dua të jem me patjetër pjesë e më të mirëve.

Jam një person ambicioz dhe gjithnjë kërkoj më shumë. Rrethohem nga njerëz që nuk kënaqen asnjëherë. Dua shumë të fitoj Roland Garros, është një objektiv primar për mua. Megjithatë, më parë vjen turneu Madridi dhe Roma”, u shpreh Alcaraz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA