Fundjava që kaloi ishte pozitive për pjesën më të madhe të futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, me një pjesë prej tyre që u bënë protagonist në kampionatet respektive.
Taulant Seferi vijon të shkëlqejë në kampioantin ukrainas. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola dhe dha një asist në triumfin 3-2 të Vorskla Poltava ndaj Metalist Kharkiv. Seferi shënoi 2 nga tre 11 metërshta që goditi në pjesën e parë, ndërkohë që shërbeu për golin e tretë, duke treguar një formë të shkëlqyer. Tashmë, 26 vjeçari është në kuotën e 11 golave sezonal.
Në Amerikën e largët po bën mirë Xhakomo Vrioni. Sulmuesi arriti që të realizonte dy herë në përballjen New England 2 – 1 Sporting KC. Vrioni realizoi dy herë në pjesën e parë duke I dhënë fitoren ekipit të tij. 24 vjeçari ka shënuar 3 gola këtë edicion në MLS.
Indrit Tuci gjeti rrugën e rrjetës në Kroaci duke u aktivizuar nga stoli. Sulmuesi kurbinas i dhuroi fitoren Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen shtëpiake ndaj Sibenik. Në të 80-ën 22-vjeçari u zhyt me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i pestë sezonal në elitën e futbollit kroat për Tucin, i cili numëron edhe tri asiste.
Në Bjellorusi po bën mirë Valon Ahmedi. Sulmuesi zhbllokoi sfidën falë një penalltie të ekzekutuar saktë në minutën e katërt. Ky ishte goli i dytë sezonal për Ahmedin. Soligorsk siguroi fitoren e tretë dhe renditet në vendin e dytë.
Top Channel