Zëvëndës ministri i bujqësisë Enio Civici, ka komentuar mbrëmjen e sotme në Top Story lëvizjet që bëjnë partitë politike në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 14 majit. 

Teksa është pyetur nga moderatorja Duma se çfarë kuptimi ka mbjellja e pemë vetëm gjatë fushatës, Civici është shprehur se është simbolikë që tregon se edhe kreu i bashkisë është i angazhuar si të tjerët.

Enio Civici: Pala tjetër e di që paratë diku do i marrë çështja është që ajo përqindje buxheti që nuk do të jetë më në si pozicion se duhet të paguajë autobusin ku do të gjendet çfarë s’po të mungojë me çfarë do të zëvëndësohet. Unë mund t ju them se rëndësia më e madhe që unë po dëgjon nga mënyra si na afrohen njerëzit është që duan të dinë në këtë fazë të zhvillimit të qytetit cilat janë kërkesat që kanë njerëzit dhe si mund t’ja ofrojmë atyre.

Grida Duma: Kryetari i bashkisë del kudo dhe mbjell një pemë, këto janë kërkesat e bashkisë? Kjo pjesë që secili të marrë lopatën çfarë tregon?

Enio Civici: Kjo është politikë e bashkisë së Tiranës, është patjetër kërkesë e secilit prej nesh të ketë më shumë pemë e gjelbërim. Lopata tregon angazhim publik për të mbjellë një pemë, është simbolikë që tregon se edhe kreu është i angazhuar si të tjerët. Kur kreu angazhohet njësoj si pjesa tjetër, patjetër që pjesa e tjetër ndodh më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA