Një pallat në ndërtim është përfshirë nga flakët këtë të hënë në kryeqytet.

Godina ndodhet pranë Bulevardit të Ri. Zjarri ka nisur në katin e parë ku ndodheshin materiale poliesteroli. Si pasojë, janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën.

Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që ka nisur hetimi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA