“Pas propozimit harrova çdo dhimbje e zhgënjim”, Kiara tregon unazën që i dhuroi Luizi

24/04/2023 10:40

Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Moderatorja në një postim në Instagram ka publikuar një foto të unazës, ku shkruan se kur mori propozimin u gëzua shumë, saqë harroi çdo dhimbje e zhgënjim. Më tej, Kiara ka falënderuar publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.

“Zemra plot! Aq shumë u gëzova dhe, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurisë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë ri hyrjes time në shtëpinë e Big Brother.  Çdo mesazh, koment, apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua. Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar Kiara.

Kiara mori pak ditë më parë një propozim të papritur për martesë nga Luizi. Ky i fundit, e bërë të besonte se dëshiron të distancohej nga partnerja e tij. Ai gjatë ditëve të fundit i qëndroi larg madje në spektakël u dha një klip, ku thoshte se gjithçka që bëri për të e bëri vetëm për lojë. Pas kësaj, ajo kërkoi të dilte edhe nga shtëpia. Papritur këngëtari i ulet në gjunjë dhe e pyet nëse donte të bëhej gruaja e tij. Kiara duke qarë, pranoi propozimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA