Kejsi Tola tregon sa e vështirë ka qenë të arrinte një karrierë të suksesshme: Një vajzë s’duhet të humbasë veten

24/04/2023 09:43

Në “Live Night” mbrëmjen e djeshme ishte një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura për publikun, Keisi Tola, e cila në një rrëfim ndryshe, ka zbuluar shumë të pathëna për karrierën dhe suksesin e saj në muzikë.

Si rrallë herë, mbrëmjen e djeshme ka treguar se sa e vështirë ka qenë që të arrinte të krijonte një karrierë të suksesshme në fushën e muzikës.

Çdo vajzë ka shumë mbështetje sepse ka mbi të gjitha veten e saj me vete. Nuk mendoj që duhet të ketë dikë në krahë por mendoj që një vajzë patjetër mund t’ia dalë vetë, me hapa të vogla të sigurta me shumë ulje-ngritje ama mjafton që të mos humbasë veten e saj në të gjithë këtë rrugë. Momentin që i qëndrojmë besnik vetes tonë në atë moment kemi fituar çdo gjë.

Kam pasur pasiguri vetëm shumë pak momente kur kam qenë në adoleshencë sepse ndoshta kam qenë e papjekur, nuk kuptoja se çfarë më duhej dhe doja. Mendoj që njeriu kur rritet kupton veten e tij dhe e di se çfarë do dhe se cila është e mirë për të pavarësisht që këtë nuk e ndan dot asnjëherë se kush është më e mira apo çfarë është më e mira për ty. Kam kuptuar veten time dhe mendoj që në momentin që ne arrijmë të kuptojmë veten tonë pastaj pasiguritë mendoj që thjesht menaxhohen sepse do ti kemi aty gjithmonë”, është shprehur Kejsi Tola.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA