Foto Ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të 30-vjeçarit M. A., u përfshi nga flakët teksa ishte parkuar rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA