Ora shënon 1:38 minuta kur dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar i vendosin një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale) lokalit në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.
Lënda plasëse iu vu lokalit në pronësi të 45-vjeçarit F.K., ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive pati vetëm dëme materiale, ndërsa pronari i lokalit ka deklaruar se nuk ka konflikte.
“Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”- njofton policia.
Top Channel