Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës do të jetë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave.
Njoftimin e bëri Rejhan Vuniçi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, që nënvizoi se ky zhvillim pavarësisht përpjekjeve për ta anashkaluar këtë aplikim. “Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniçi. Kosova aplikoi 12 majin e vitit të kaluar kaluar për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Dorëzimin e kërkesës në selinë e Këshillit të Europës, në Strasburg, e bëri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla. Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë, që mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
Kërkesa për tu bërë pjesë e saj shqyrtohet nga Komiteti i Ministrave ndërsa vendimi përfundimtar i takon Asamblesë Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.
Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat brenda juridiksionit të atij shteti.
Top Channel