Prokurori i Shtetit në Kosovë njoftoi se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrur procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve njoftohet se nuk është evidentuar asnjë rast incidenti.
Njoftimi i plotë
Prishtinë, 23 prill 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve ju njoftojmë se nuk kemi të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit. Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi.
Top Channel