Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot tha se i vjen keq që jo të gjitha partitë morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës.

“Zgjedhjet me kaq pak votues nuk i kontribuojnë zgjidhjes politike”, shkroi ai në Twitter.

Por, ai theksoi se gjë pozitive ishte profesionalizmi i treguar nga autoritetet e rendit në Kosovë dhe ato ndërkombëtare.

Autoritetet në Kosovë thanë se gjatë procesit zgjedhor nuk është regjistruar ndonjë incident.

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja në votime ishte pak më shumë se 3 për qind.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës në Zveçan dhe Zubin Potok.

Në zgjedhje garuan 10 kandidatë për kryetarë komune. Vetëm një prej tyre ishte nga komuniteti serb.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA