Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin sasi drogash të forta, drejt Greqisë, teksa udhëtonin me kamion.
Në pranga janë vënë drejtuesi i kamionit tip “Man”, D. T 36 vjeç dhe pasagjeri M. K 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup.
Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel