Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagposjen e dy personave ndodhi rreth orës 17:20 në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat.

Në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit” janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion me drejtues F. K., 63 vjeç, banues në Fier.

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar lehtë shtetasi kinez dhe pasagjeri që ndodhej në kamion, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA