Bujku shqiptarë do të ketë më shumë informacion rreth aktivitet të tij bujqësorë, dhe këtë mund ta marrë fare lehtë nëpërmjet një aparati celular smart, ose një kompjuteri.
Mjafton të shkojmë në Google dhe të kërkojmë portalin e fermerit dhe më pas marrim të gjithë informacionin përsa i përket skemave të subvencionimit, analizave laboratorike të tokës si dhe çmimeve të prodhimeve bujqësore. Duhet thënë se nëpërmjet këtij portali trekëndëshi fermer, grumbullues , konsumator të zhdukë abuzimi me çmimet e produkteve pasi çdo gjë është e aksesueshme dhe e lehtë kontrollueshëm. Për shembull klikojmë tek kategoria çmimi dhe më pas produkti domate, këtu gjejmë çmimin e këtij produkti në të gjitha tregjet e vendit të marra sipas kategorisë dhe cilësisë.
” Futja në përdorim e faturave do ta formalizojë më mirë gjithë procesin e shit-blerjes në zinxhirin e produkteve bujqësore. Unë mendoj që do të ulë informalitetin dhe do të theksojë transparencën”,ka thënë rektori i UTB Ilir Kapaj
Por fermeri shqiptarë mund të mësojë më shumë se kaq nëpërmjet këtij portali. nëse shkojmë tek kategoria prodhimi fermeri shqiptarë mund të vendoset në kontakt me një agronom ose veteriner të Ministrisë së Bujqësisë për t’i kërkuar ndihmë. Gjithashtu bujku edhe mund të ankohet duke dërguar një e-mail ose duke telefonuar në numrin e gjelbër.
“Informacioni më i saktë ndihmon vendimmarrjen të hartojë politika më të sakta dhe më të suksesshme për këtë sektor ” , tha Kapaj.
Kjo dritare e re informacioni si për bujkun shqiptarë ashtu edhe për konsumatorin do të shërbejë si një market online, pasi aty gjejmë të gjitha prodhimet bujqësore të vendit dhe ato të importit.
Top Channel