Plagosën dy të rinj pas sherrit në “TikTok”, arrestohet një nga autorët në Durrës, në kërkim tjetri

23/04/2023 13:00

Një i ri që dyshohet se ka plagosur dy bashkëmoshatarë pas një sherri që nisi në “TikTok” disa ditë më parë, është vënë sot në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij është në kërkim.

Sheflid (Shefit) Karati, i cili në bashkëpunim me shtetasin Klajd Mansaku që është ende në kërkim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu.

Këta të fundit janë plagosur lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu u plagos Mario Vrioni. 25-vjeçari Mancaku dhe Mario Vrioni e kishin lënë të sqaroheshin pas një konflikti të nisur në rrjetin social TikTok.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe operacionale, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 15 prill 2023, në Durrës, bazuar në provat e siguruara, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Platforma”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Sh. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Platforma”, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 15.04.2023, në lagjen nr. 10, Durrës, për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasit Sh. K. dhe K. M. kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, shtetasit I. V., A. H. dhe M. V., të cilët qarkullonin së bashku, në një automjet. Nga të shtënat u plagosën lehtë shtetasit I. V. dhe A. H.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA