Një 30-vjeçar është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
E. Z. është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.
Top Channel