Milaim Zeka kapet me Cako: Soros po na kontrollon edhe kur bëjmë s**s…

23/04/2023 21:44

Në një bisedë në “Rrethin Katror” tek E Diell, Milaim Zeka është kapur me Alfred Cakon, ku i thotë se duke përmendur shpesh herë Sorosin dhe duke e sharë, ai i bën reklamë.

Madje sipas Zekës, Cako betohet se Soros kontrollon dhe marrëdhëniet seksuale mes një çifit. Manushi ka ndërhyrë duke i sqaruar se Alfred Cako nuk po shan askënd, por po jep argumentet e tij. Ndërkohë Cako shprehet se edhe kur e shajnë atë, thjesht i bëjnë reklamë.

Milaim Zeka: Kam një dyshim të madh që Fredi paguhet nga Soros për ta reklamuar dhe për ta ngritur figurën e tij sepse duke folur kaq shumë ky për Sorosin, në fakt po e bën reklamë se edhe sharja është një lloj reklame.

Alfred Cako: Edhe këta reklamë më bëjnë kur më shajnë.

Milaim Zeka: Kohëve të fundit për shembull janë disa hoxhallarë që janë tallur me flamurin kombëtar. Disa gazetarë, kolegë të mi 1 javë-10 ditë e kanë sharë një hoxhë për shembull edhe në fund shkojnë i bëjnë intervistë dhe thonë 800 mijë klikime i kam pasur. Po çfarë kanë rëndësi klikimet, kur një hoxhë tallet me flamurin kombëtar? Në rastin konkret, çfarë ka rëndësi, na mbyti Fredi, Soros, Soros, Soros. Bën be që Soros po na kontrollon dhe seksin kur po bëjmë me gratë tona, e le më me dashnoret, po nuk shkon kështu!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA