Mbyllen qendrat e votimit në veri të Kosovës, votuan 1567 qytetarë
23/04/2023 19:44
Në katër komunat në veri të Kosovës janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale.
Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj.
Në Zveçan dhe Leposaviç qytetarët u votua po ashtu për të zgjedhur anëtarët e asambleve komunale.
Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot.
Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të procesit zgjedhor.
Top Channel