E ftuar në rubrikën “E Diell N’Trip” tek E Diell ka qenë Keisi e cila ka treguar se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së saj nga Kristi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Sipas saj Kristi e vine gjithmonë veten para saj dhe shumë gjëra të vogla e bënin atë që të mos ndihej e vlerësuar nga ai.
Keisi Medini: Zëri im nuk po merrej shumë për bazë, diçka shumë e vogël, si për shembull, ku di unë në disa lojëra, në disa gjëra që unë kisha dëshirë si femër për shembull ta bëja e para, ai vinte gjithmonë veten e tij para meje. Ishin disa gjëra shumë, shumë të vogla që për mua janë shumë dhe thashë në një moment, kur ky nuk më vlerëson për këto, imagjino kur të bëhet diçka shumë e madhe që ta fut direkt shkelmin.
Beniada Nishani: Tani që po flet, më kujtohet kur Olta të ka marrë veç dhe Olta është munduar të të thotë kujdes me Kristin se Kristi nuk po bën siç po bën Luizi me Kiarën.
Keisi Medini: Ajo ka qenë gjithmonë kundra, ka thënë që ai po e bën për lojë.
Beniada Nishani: I ke marrë përsipër fjalët e Oltës?
Keisi Medini: Nuk i kam marrë përsipër. Olta ka qenë kundra që në fillim, deri diku fjalët e Oltës edhe merreshin për bazë, por dhe nga ana tjetër kalonin, nuk dija as unë se si të reagoja sepse fjalët e saj shkonin që domethënë ky të ka përdorur ty dhe unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të përdorur sepse nuk ia lejoj njeriu.
Top Channel