Keisi Medini është bërë pjesë e rubrikës “E Diell N’Trip” tek E Diell, ku ka folur edhe për përjetimet e saj në Big Brother.
Ajo shprehet se frikën e saj më të madhe e ka që të këndojë para njerëzve, por me hyrjen brenda shtëpisë së BBV2 shpresonte ta hiqte. Sipas saj ndodhi e kundërta, njohja me Kristin e pengoi dhe më shumë dhe nuk arriti dot që talentin e saj ta shfaqte edhe aty. Por tani që ka dalë jashtë, Keisi shprehet ka projekte me të cilat po merret dhe është plotësisht e angazhuar.
“Unë e kam shumë problem të këndoj para njerëzve. Hyrja ime aty brenda, mendova që do më ndihmonte deri diku që të atë frikën time më të madhe ta çliroj, por duke qenë se ndodhën shumë gjëra, mua më mbytën. Ndonjëherë është marrë për keq, ose thoshin që kjo njohja me Kristin, kjo nga nxori këtë gjënë tjetër, që unë nuk këndoj më. Por ishte e vërtetë ajo. Unë pak nuk këndoj dot para njerëzve dhe ajo gjëja, më mbyti akoma dhe më shumë dhe nuk pata mundësi. Por besoj se ishte një mësim shumë i mirë për mua, tani avash avash kam projekte të reja…”, u shpreh Keisi Medini.
Top Channel