Karriera dhe suksesi i Kejsi Tolës, çfarë e lidh atë me Flori Mumajesin

23/04/2023 21:22

A Live Night është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel.

13 Episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Episodin e parë e startoi Kejsi Tola, e cila ka folur për karrierën, suksesin, por edhe për jetën e saj privatë. Nuk ka munguar as opinioni që ka ajo për Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si një artist mjaft të talentuar dhe kjo qenë arsyeja pse ajo ka kërkuar muzikën prej tij.

“Suksesi për mua është dashuria e publikut, por ndonjëherë edhe kritikat e publikut. Në momentin që ka dashuri, ka dhe kritika të cilat nuk e kalojnë atë ndjesinë e dashurisë dhe mendoj që ky është suksesi për një artist.

Flori mendoj që është një nga njerëzit më të talentuar në industrinë e muzikës në Shqipëri dhe prandaj ka qenë arsyeja që kam trokitur në derën e tij dhe kam kërkuar që të kem muzikë prej tij. Ne kemi një gjë që na lidh shumë fort, që është muzika e mirë, muzika e bukur.

Çdo vajzë ka mbështetje sepse mbi të gjitha ka veten e vetë me vete. Nuk mendoj që duhet të ketë dikë në krahë, por mendoj që një vajzë patjetër që mund t’ja dalë vetë, patjetër që mund t’ja dalë me hapa të vogla, të sigurta, me shumë ulje e ngritje, ama mjafton të mos humbasë veten e saj në të gjithë këtë rrugë”, është shprehur Kejsi Tola.

Top Channel