Foto Ilustruese

Një 28-vjeçar me inicialet F.K. ka rënë në prangat e bluve të Dibrës, pasi vidhte banesa dhe dyqane.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 28-vjeçari, është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S.,  dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.

Në momentin e kapjes shërbimet e policisë, i gjetën 28-vjeçarit të fshehur në trup, një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA