“Eco Park Durrës”/ Rama: Nga një plagë pisllëku, u kthye në oaz gjelbërimi

23/04/2023 09:52

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga parku i sapo përfunduar në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Eco Parku është ndërtuar në zonën ku më parë shërbente si vend grumbullim mbetjesh, duke shkaktuar probleme te banorët.

“Mirëmëngjes dhe me Eco Parkun e Durrësit, tashmë i transformuar nga një plagë e frikshme pisllëku në trupin e qytetit më të madh turistik të vendit, në një oaz të gjelbër rekreativ, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA