Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot (të shtunën) ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë.
Kryeministri Kurti ka rikujtuar faktin se në atë vend janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.
Kurti ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.
Ai ka shkruar në Twitter se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.
“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, shkruan Kurti.
Top Channel