Vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të larta të cilat do të prekin shifrën 25 gradë C.

Lajda Porja nga Metoalb tha se do të jenë të pranishme vranësirat dhe reshjet e pakta, ndërsa java e fundit e prillit do të jetë më e ngrohta.

“Sot temperaturat do të shkojnë në shumë zona 24-25 gradë, megjithatë rezervon pasditja të ketë vranësira akoma më të dukshme duke sjellë momente me reshje. Reshjet do të jenë të pakta, fundjava do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura të larta. Dita e diel do të jetë me diell, me vranësira dhe pa reshje. Më në fund do të kemi në prill reshje 26 dhe 27 gradë. Duke filluar nga java tjetër, do të rikthehen reshjet e pakta dhe deri në fund të muajit prill vranësirat do të jenë prezente, reshje shumë të pakta, java e fundit do të jetë 24 deri 25 gradë. Java e fundit do të jetë më e ngrohta. Nuk pritet luhatje e madhe nga dita në ditë, pranvera pritet të shijohet”, tha Porja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA