25/12 18:24
Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria, pas një hetimi rreth ankesave për ngacmim. Ai mbante edhe pozitën e Sekretarit të Drejtësisë.
Hetimi kishte zbuluar se Raab kishte vepruar në një mënyrë fyese me nëpunësit civilë.
Ai ka dhënë dorëheqje përmes një letre drejtuar kryeministrit, Rishi Sunak.
Sunak ka riorganizuar kabinetin e tij me Oliver Dowden, zëvendëskryeministër të ri, dhe Alex Chalk, Sekretar i ri i Drejtësisë.
Udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer, e ka akuzuar kryeministrin Sunak për dobësi, duke thënë se ai duhet të kishte shkarkuar vartësin e tij.
Top Channel