Mungesa e kapakëve të pusteave të ujërave të zeza në Pedonalen e Bulqizës vijon të mbetet një fenomen shqetësues për banorët.

Ata thonë se persona të ndryshëm i vjedhin kapakët gjatë natës e më pas i shesin në pika grumbullimi të hekurit.

Të shqetësuar për situatën, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ana e autoriteteve pasi fëmijëve mund t’u rrezikohet jeta nëse rrëzohen brenda në puseta.

Si rrjedhojë e kësaj problematike, në qytetin e Bulqizës janë shpeshtuar dhe përmbytjet gjatë ditëve me reshje shiu pasi të gjitha pusetat bllokohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA