Falin namazin besimtarët myslimanë të Lushnjës, pas një muaji agjërim
21/04/2023 08:44
Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin kryesor të qytetit.
Pas agjërimit një mujor besimtarët, tejet të shumtë në numër, janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë, ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti Myftiu i Lushnjës, Gramos Blliku.
Në këtë ditë përcillen shumë mesazhe paqeje dhe mirësie ndaj njëri – tjetrit.
Top Channel