Eksportet u tkurrën/ Ranë eksportet me Italinë, por u rritën 170% eksportet drejt Spanjës

21/04/2023 19:47

Pas vitit 2022 ku u zgjeruan deri në 30%, eksportet shqiptare u tkurrën në mars për herë të parë që kur nisi lufta në Ukrainë.

Të gjitha grupet kryesore duke filluar nga metalet dhe materialet e ndërtimit deri tek lëndët djegëset dhe mineralet janë me tkurrje të fortë.

Ekspertët shpjegojnë arsyet përse:

“Ekonomia shqiptare sërish ka një strukturë të brishtë eksporteve duke qenë se kryesisht bazohen tek eksportet e lëndëve të para si hidrokarburet, materialet e ndërtimit etj. Duke qenë se çmimet e lëndëve të para kanë rënë në tregjet ndërkombëtare kjo sjell edhe ndikim te vlera e eksporteve. Nga ana tjetër zhvlerësimi i euros i bën më të shtrenjta produktet shqiptare, por nga ana tjetër kemi dhe problemin e burimeve njerëzore dhe mbajtjes së stafit“, shpjegon Majlind Lazimi.

Ajo që vihet re është edhe se gjeografia e vendeve eksportuese po ndryshon pasi Shqipëria po dërgon më shumë mallra drejt vendeve të rajonit, por edhe drejt Spanjës me një rritje 170%, ndërsa kemi rënie me partnerët tradicionalët si Italia.

“Një rritje e çmimit nga Shqipëria të produkteve reflektohet në më pak kërkesë nga tregjet si Italia dhe gjermania. Nga krahu tjetër Kosova si një vend fqinj mundësia është më e madhe për të depërtuar drejt tregut kosovar. Ndërsa për Spanjën vlerësoj se është diçka momentale dhe jo me impakt afatgjatë. Por, qartazi shihet se në tregjet më të sofistikuara dhe të zhvilluara të Europës, produktet shqiptare kanë humbur atë avantazh që mund të kishin deri në vitin 2022 përsa i përket penetrimit të këtyre tregjeve.”

Ndërkohë produktet agroushqimore shqiptare kanë vijuar të mbajnë trendin pozitiv gjatë marsit duke u rritur me 17%, ndërsa edhe pajisjet, makineritë dhe pjesët e këmbimit janë rritur gjithashtu. Fasonët kanë mbetur në vendnumëro me një rritje vetëm 0.2%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA