Vendimi për rritjen e pagave të mjekëve diferencon me të padrejtë një pjesë të mjekëve të familjes.
Një pjesë e tyre janë mjekë familjeje të specializuar dhe kanë diplomë për këtë ndaj do të marrin muajin tjetër pagë plus 50 mijë lekë plus, ndërkohë që një pjesë tjetër, gati gjysma e mjekëve të familjes të cilët kanë nga 10 deri në 30 vite që ushtrojnë këtë profesion si mjekë familjeje, por nuk kanë diplomë specializimi, pasi specializimet për mjekë familjeje kanë nisur shumë vonë në vitin ’98, këta nuk do të përfitojnë nga kjo rritje.
Por a është e drejtë që një mjek familjeje që mund të ketë një vit apo tre vite punë, por që ka diplomë specializimi, do të paguhet 50 mijë lekë më shumë se një mjeke që ka gati 30 vite punë dhe që ka mbajtur peshën e sëmundjeve kronike për vite me radhë.
Mjekët e familjeve që janë diferencuar në këtë formë kanë kërkuar që të ndërhyhet menjëherë, si nga Urdhri i Mjekut apo fondi i kujdesit të detyrueshëm shëndetësor për të zgjidhur këtë problem.
Top Channel