Bien të gjitha akuzat ndaj Alec Baldwin për vrasjen e skenografes me armë gjatë xhirimit të filmit (fotot)

21/04/2023 17:30

Pas një cirku të gjerë mediatik dhe lajmeve konfliktuese, aktori Alec Baldwin nuk do të hetohet më për shkrepjen e armës që vrau kinematografen e filmit të tij ‘Rust’ gjatë xhirimeve në New Mexico.

Aktori 65 vjeçar zbuloi dje se kanë rënë edhe akuzat e vrasjes nga pakujdesia të kinematografes Halyna Hutchins, nënë e një fëmije, në tetor 2021.

Lajmi erdhi në të njëjtën ditë kur Baldwin dhe anëtarët e tjerë të kastit rinisën xhirimet e filmit në Montana, SHBA.

Produksioni kishte ndaluar në tetor 2021 kur Baldwin qëlloi çuditërisht një plumb të vërtetë nga arma që duhet të ishte imituese, duke lënë të vdekur me një plumb në gjoks kinematografen Halyna Hutchins në setin e filmit në New Mexico.

Zhvillimi vjen megjithë një raport akuzues të FBI që konkludonte se Alec Baldwin kishte tërhequr këmbëzën e armës së drejtuar nga kinematografja e filmit Rust – edhe pse ai përsëriste që nuk e kishte bërë.

Prova të reja tregonin se “arma e përdorur nga Baldwin ishte modifikuar dhe prokurorët nuk mund të provonin se këmbëza duhet tërhequr që ajo të shtinte, sipas burimeve të hetimit për rrjetin Daily Mail.

Aktori ka thënë në deklarata të mëparshme se i thanë se arma ishte e sigurtë dhe se nuk e ka tërhequr asnjëherë këmbëzën.

Ndërkohë e bashkë akuzuara e Baldwin, punonjësja e armatimeve të filmit Hannah Gutierrez-Reed, ende përballet me akuza.

Prokurorja e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies ka hënë më parë se zyra e saj do të vijojë të kërkojë drejtësinë për vdekjen e Hutchins, për të treguar se askush nuk është mbi ligjin në lidhje me armët e zjarrit. Ajo shton se vdekja e kinematografes me origjinë nga Ukraina ishte tragjike, e parandalueshme dhe e pashpjegueshme.

FOTO GALERI
1/4
Alec Baldwin nuk do të hetohet më për shkrepjen e armës që vrau kinematografen e filmit të tij

Top Channel