Ilir Meta do të jetë kryetar i kandidatëve të Rithemelimit në zgjedhje, pasi Kolegji Zgjedhor nuk pranoi që emri i Sali Berishës të vendoset ne fletën e votimit.

Të dielën e 14 majit kur ti drejtohen kutive te votimit, votuesit e foltores ne fletën e votimit përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk do shohin emrin e Sali Berishës të cilin e njohin si kryetar, por do gjejnë vetëm Ilir Metën.

Kaziaj: Pse emri i Berishës shqetëson? Neni 64 e qartëson sesi regjistrohen partitë politike. Por kjo nis ne vendimin absurd, për herë të parë në histori që një organ kolegjial si gjyqësor KAS që vendos se kush është kryetari i PD. Por pavarësisht kësaj, është e drejta koalicionit të vendosi se cili është personi që udhëheq këtë subjekt zgjedhor.

Përfaqësuesja e KAS: Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik. Nuk rezulton as pjesëmarrës në këto zgjedhje. Kësisoj, nuk mund ta vendosim emrin e tij në fletën e votimit. Partia e Lirisë, udhëheqëse e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Meta është drejtues i saj.

Rrëzimi i Berishës nga Kolegj Zgjedhor ishte i dyfishtë, pasi edhe padia e tij për të zhdukur logot e partive nga fletët e votimit nuk u pranua. Në këte mënyrë, hallka e fundit e ankimimit i dha fund odisesë së ankimimeve zgjedhore duke i hapur rrugë printimit të fletëve të votimit për zgjedhjet e pranverës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA