
Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili u vra një ditë më parë me armë në biznesin e tij në Shëngjin do të përcillet nesër për në banesën e fundit.
Ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 13:00, ndërsa 50-vjeçari do të prehet në varrezat Kodër- Marlekaj.
Ekzekutimi i ish kandidatit për zgjedhjet e 2021-shit vijon të mbetet pa autor. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin, gjithashtu kanë qenë të shumtë personat e shoqëruar në komisariatin e Lezhës për të deklaruar.
Policia ka kryer disa kontrolle banesash. Janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të parë drejtimin në cilin ka lëvizur autori. Burime bëjnë me dije se autori ka vepruar i vetëm në këtë vrasje dhe është larguar në drejtim të Shkodrës, por ende nuk është e qartë dhe për hetuesit nëse është larguar nga lagjia “Nënë Tereza” për të dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër apo ka dalë nga aksi rrugor Shëngjin- Lezhë.
Mbeten kamerat e sigurisë si e vetmja provë për grupin hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Momenti i vrasjes
Top Channel