Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj mesditën e djeshme në Shëngjin, ndërkohë kjo ngjarje mbetet ende mister për blutë e Lezhës.

Janë 3 pista ku po heton policia ajo e përfshirjes në politikë, hakmarrja dhe konfliktet për shkak të bizneseve të cilat Nikulaj i kishte në pronësi në në Shëngjin.

E vetmja shpresë për grupin hetimor mbeten pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar edhe më qartë destinacionin drejt të cilit ishte larguar.

Një ndër pistat e mundshme është edhe hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllanë dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga kundërshtarët, vrasje te cilat mbeten ende pa autor.

Pas atentatit në Shëngjin policia ka kryer kontrolle në disa banesa që u përkasin atyre, por burime bëjnë me dije se shume prej tyre ndodhen jashtë vendit verifikuar dhe nga sistemi TIMS.

Konfliktet për shkak te bizneseve mbetet një tjetër pistë për hetuesit, duke shoqëruar shumë persona në komisariat.

Policia ka punuar deri në orët e vona të natës së bashku me grupin hetimor në vendin ku ka ndodhur ngjarja, gjithashtu janë kryer dhe këqyrja e kamerave të sigurisë.

Autori thonë burime për Top Channel ka vepruar i vetëm në këtë vrasje, ku mendohet të ketë mbërritur nga shëtitorja e Kune Vainit.

Po ashtu burime thonë se ka patur persona të cilët e kanë ndihmuar në vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, dhe kur e kanë parë vetëm e kanë sinjalizuar autorin që të futet brenda ku dhe ka qëlluar drejt tij me 7 plumba ku 5 prej tyre ishin fatal për Nikulajn.

Ngjarja ka patur reagime të shumta në zonë jo vetëm nga figura politike por dhe nga qytetar të thjeshtë të cilët e njihnin Ardian Nikulajn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA