Sondazhi Top Channel- Angi Richerce/ Si do të jetë ekonomia në Shqipëri në vitet e ardhshme? Qytetarët e Shkodrës pa shpresë për ndryshim

20/04/2023 21:28

Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, kanë zhvilluar një sondazh, me kampion qytetarët e qytetit të Shkodrës, të cilët janë pyetur mbi pritshmëritë politike në vend.

Teksa janë pyetur mbi situatën ekonomike në Shqipëri dhe pritshmëritë për vitet e ardhshme, pjesa më e madhe e qytetarëve të Shkodrës janë përgjigjur se ekonomia do të mbetet e njëjtë në vend, me asnjë shpresë ndryshimi që zgjedhjet e ardhshme mund të bëjnë kthesë në këtë fushë.

68.4% e qytetarëve kanë qenë të mendimit që situate do të mbetet e njëjtë ndërsa nga pjesa e mbetur 11.7% mendojnë se do të përmirësohet, ndërsa 19.9 janë të mendimit që do të përkeqësohet.

Juristi Arjan Curri u shpreh në lidhje me këtë situatë se shkodranët janë të logjikshëm pasi kanë treguar se nuk votojnë qeverinë në pushtet në mënyrë që të ketë përmirësim.

Nga ana tjetër gazetari Nikoll Lesaj është shprehur se nëse Shkodrën nuk e fiton mazhoranca këtë herë, nuk ka për ta fituar as për 100 vite të tjera.

Curri: Shkodra është më logjike sepse edhe pse situate sipas të pyeturve ngelet negative ata nuk vazhdojnë të votojnë mazhorancën. Për 50 vite e kanë bërë shqiptarët, ishalla nuk i kthehemi mentalitetit të çuditshëm që të shkojnë në rresht dhe pse askush nuk ishte i kënaqur

Lesaj: Mendoj që kandidati i mazhorancës është një kandidat i fortë nëse e fiton e fiton këtë radhë nëse nuk e merr edhe për 100 vite.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe “Top Channel” në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri më 18 prill të vitit 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, mbi moshën 18-vjeçare. Marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Qytetarët e Bashkisë së Shkodrës do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA