Sondazhi/ Kush e fiton Tiranën? Veliaj larg kandidatëve, ja sa pikë merr Këlliçi dhe të tjerët

20/04/2023 22:53

Ne emisionin Top Story u shpallën rezultatet e sondazhit të dytë të zhvilluar në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit, ku qytetarët u pyetën se kush është pretendenti kryesor nga 6 kandidatët për të fituar postin e kryebashkiakut.

72.6% e qytetarëve janë shprehur se Erion Veliaj, kryebashkiaku në detyrë, do ta mbaje sërish këtë post edhe pas 14 majit.

Pretendneti i dytë sipas qytetarëve të Tiranës pas Veliajt është Këlliçi, i cili ka marrë sipas sondazheve pëlqimin e 25.2% të qytetarëve për të qenë në krye të Bashkisë Tiranë.

Katër kandidatët e tjerë, do të votohen nga një përqindje e vogël e qytetarëve sipas këtij sondazhi, ku Roland Bejko i Partisë Demokratike merr votën e 1.3% të të anketuarve, Arlind Qori i Lëvizjes bashkë 0.4%, Lajla Përnaska 0.3% ndërsa Mark Dajti i Frontit të Djathtë 0.2% të të anketuarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA