Sipas sondazhit të kryer me qytetarët e Shkodrës, problemet që shqetësojnë qytetarët janë të shumta duke nisur nga papunësia e duke përfunduar te krimi dhe mbetjet.
Problemi kryesor i qytetit të Shkodrës mbetet papunësia që i shqetëson 39.7% të qytetarëve, ndërsa 30.7% e qytetarëve vlerësojnë si problem të rëndësishëm, mungesën e vendeve të punës.
Një tjetër prioblematikë shqetësuese për qytetarët e Shkodrës janë kanalizimet dhe uji, e ndërsa krimi dhe siguria zë vendin e katërt në radhën e problemeve.
17.9% e qytetarëve mendojnë se infrastruktura është problemi më shqetësues për ta ndërsa 16.4% mendojnë se problem kryesor është menaxhimi i mbetjeve.
Ndër problemet e tjera janë: Pastrimi i qytetit, taksat e larta komunale, infrastruktura ushqimore, shërbimet shëndetësore, hapësira publike e disponueshme, ndihma për grupet më të dobëta,trafiku dhe ndotja, administrate publike, kultura, ndërtimi pa kriter dhe transporti.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe “Top Channel” në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri më 18 prill të vitit 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, mbi moshën 18-vjeçare. Marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Qytetarët e Bashkisë së Shkodrës do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme.
Top Channel