Në puntatën e sotme të “Top Story” u analizua sondazhi mbi pritshëmritë politike në Shkodër, përpara zgjedhjeve të 14 majit, kryer nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce.
Qytetarët janë pyetur se si e gjykojnë punën e kryetarit aktual të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
Shumë pozitive e mendojnë 23.4 % të personave të pyetur, ndërsa mjaftueshëm pozitivë 32.2 %. Rrjedhimisht të kënaqur nga puna e Spahiut janë 55.6 % e personave të pyetur gjatë sondazhit.
Më pas mjaftueshëm negative e mendojnë 26.1 %, shifër e cila pasohet nga opsioni shumë negative me 18.3 %.
Bazuar në të gjithë sondazhin e kryer, në bazë të pyetjes së lartpërmendur, 55.6 % e qytetarëve të Shkodrës të pyetur janë kënaqur nga puna e Bardh Spahia.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe “Top Channel” në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri më 18 prill të vitit 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, mbi moshën 18-vjeçare. Marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.
Qytetarët e Bashkisë së Shkodrës do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel