Krijimi i vendeve të reja të punës është çështja kryesore që qytetarët shkodranë duan që të zgjidhet.
Në sondazhin e “Angi-Richerce” me Top Channel për bashkinë e Elbasanit, prezantuar këtë mbrëmje në “Top Story”, rezulton se 34.8 për qind e shkodranëve duan vende të reja pune.
27.6 për qind e shkodranëve mendojnë se sistemi i kanalizimeve dhe ujit është gjëja për urgjente për qytetin, ndërsa 23.5 për qind vlerësojnë infrastrukturën publike si problemin kryesor që duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt.
Në vend të katërt, renditet shëndetësia, si sektori që ka probleme që duhen zgjidhur. Më pas, shkodranët e anketuar, mendojnë se urgjente është rritja e hapësirave publike, pastrimi i qytetit, ndihma për grupet më të dobëta dhe menaxhimi i mbetjeve.
Më tej, 15.2 për qind e shkodranëve kërkojnë të zgjidhet urgjentisht çështja e krimit dhe pasigurisë në qytet. 14.7 për qind e të pyeturve në sondazh duan efikasitet më të madh të administratës publike, ndërsa 14.2 për qind kërkojnë rritje të infrastrukturës arsimore.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri në 18 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.
Bashkia Shkodër ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel