Ylli i K-pop-it, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike.
Ai u gjet i pavetëdijshëm nga menaxheri i tij në banesën e tij në Seul të mërkurën në mbrëmje, sipas mediave koreano-jugore.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së tij.
Ai punoi si aktor dhe model para se t’i bashkohej grupit të njohur të djemve Astro në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.
Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të Astro, Sanha, në një dyshe. Moonbin & Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror dhe performanca e tyre e fundit ishte në Bangkok më 8 prill.
Motra e Moobin, Moon Sua është gjithashtu një këngëtare K-pop, pjesë e grupit të vajzave Billie. Ata kishin folur më parë në intervista publike për varësinë e tyre nga njëri-tjetri.
Koreja e Jugut ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve të të rinjve në mesin e vendeve të zhvilluara. Ndërsa shkalla e përgjithshme e vetëvrasjeve po bie, vdekjet e atyre në të 20-at po rriten. Vetëm industria K-pop ka parë katër vetëvrasje në vitet e fundit.
Këngëtarja dhe aktorja Goo Hara u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Seul në vitin 2019. Miku i saj i ngushtë, ylli i K-pop Sulli , vrau veten pas një beteje të gjatë me bullizmin në internet në të njëjtin vit. Në vitin 2018, Minwoo i grupit të djemve 100% vdiq në shtëpi. Jonghyun, këngëtari kryesor i SHINee , një nga grupet më të mëdha të djemve të Koresë së Jugut vdiq në vitin 2017.
Fotot në mediat sociale treguan fansat të mërkurën mbrëma duke vendosur lule dhe shënime postare në memorialet e improvizuara të rrugëve në Korenë e Jugut. Fansat gjithashtu vendosën tullumbace vjollce dhe argjendi – ngjyra që ishin shfaqur dukshëm në performancën e fundit të këngëtares në Tajlandë.
Top Channel