Në puntatën e sotme të “Top Story” u analizua sondazhi mbi pritshëmritë politike në Shkodër, përpara zgjedhjeve të 14 majit, kryer nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce.
Qytetarët janë pyetur se sa besim kanë tek kryetarit aktual i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
Në opsionin shumë janë 20.7 %, pasuar më pas nga mjaftueshëm me 34.4%. Në total të dy kategorive janë 55.1 % e personave të pyetur në sondazhin e kryer.
27.4 për qind i besojnë pak kryebashkiakut të tyre, ndërsa aspak 17.5 %.
Bazuar në të gjithë sondazhin e kryer, në bazë të pyetjes së lartpërmendur, 55.1 % e qytetarëve të Shkodrës të pyetur, kanë besim tek Bardh Spahia.
Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe “Top Channel” në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri më 18 prill të vitit 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, mbi moshën 18-vjeçare. Marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.
Qytetarët e Bashkisë së Shkodrës do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel